Urdhëresa e ruajtjes së sunnetit dhe adabeve të tij

All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Çkado që ju jep Pejgamberi merreni, e çka tju ndalojë – përmbahuni (largohuni) prej saj.” (Hashr, 7) “Ai nuk flet me hamendje. Ajo nuk është tjetër vetëm se shpallje që shpallet.” (Nexhm, 3-4)“Thuaj, nëse e duani All-llahun, pasomëni, edhe juve All-llahu do tju dojë dhe do tua falë mëkatet.” (Ali Imran, 31)
“Ju keni shembull të mrekullueshëm Pejgamberin e All-llahut, kush shpreson në mëshirën e All-llahut dhe shpërblimin në botën tjetër.” (Ahzab, 21)
“Dhe jo, pasha Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë derisa për gjykatës në mosmarrëveshjet e tyre nuk të pranojnë ty, e pastaj për shkak të gjykimit tënd në shpirtrat e tyre nuk ndiejnë aspak peshë, dhe derisa të përulen plotësisht.” (Nisa, 65)
“…Po nëse nuk pajtoheni në ndonjë çështje, drejtohuni All-llahut dhe Pejgamberit, nëse i besoni All-llahut dhe botës tjetër.”
(Nisa, 59)

Dijetarët kanë thënë se kjo do të thotë: në Kuran dhe Sunnet. Dhe sërish në Kuran thuhet:
“Kush e respekton Pejgamberin e ka respektuar edhe All-llahun.” (Nisa, 80)
“Kurse edhe ti, pa dyshim udhëzon në rrugë të drejtë, në rrugë të All-llahut.” (Shura, 52-53)
“…Le të ruhen ata, të cilët veprojnë në kundërshtim me urdhrin e Tij, mos ti godasë ndonjë ngatërresë apo mos ti godasë ndonjë dënim i dhembshëm.” (Nur, 63)
“Dhe përkujtoni ajetet dhe urtësitë e All-llahut, të cilat lexohen në shtëpitë tuaja.” (Ahzab, 34)

Ajete të kësaj kaptine ka shumë. Ndërsa sa u përket haditheve, janë si vijon:

Nga Ebu Hurejre r.a., transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi we selem ka thënë:
“Kini kujdes atë që po ua lë; ata që kanë qenë para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe kundërshtimeve të tyre me pejgamberët e tyre. Kur tju ndaloj prej diçkaje, largohuni prej saj, ndërsa kur tju urdhëroj për diçka, atë përmbusheni sa të keni mundësi.” (Muttefekun alejhi)

Nga Ebu Hurejre r.a., transmetohet se i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi we selem ka thënë:
“Krejt ummeti im do të hyjë në Xhennet, përveç atij që nuk do.” I thanë: E kush nuk do, o i Dërguari i All-llahut? Tha: “Kush më respekton mua, ai do të hyjë në Xhennet, ndërsa kush më kundërvihet (nuk më respekton), ai nuk do.” (Buhariu)

 

Marrë nga Libri: Rijadus-Salihin
Autori i Librit: Imam Neveviu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.