Archive for February, 2009

Urdhëresa e ruajtjes së sunnetit dhe adabeve të tij

Posted in Rruga e Pejgamberit s.a.v.s. on February 17, 2009 by muxhahidi
All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Çkado që ju jep Pejgamberi merreni, e çka tju ndalojë – përmbahuni (largohuni) prej saj.” (Hashr, 7) “Ai nuk flet me hamendje. Ajo nuk është tjetër vetëm se shpallje që shpallet.” (Nexhm, 3-4)“Thuaj, nëse e duani All-llahun, pasomëni, edhe juve All-llahu do tju dojë dhe do tua falë mëkatet.” (Ali Imran, 31)
“Ju keni shembull të mrekullueshëm Pejgamberin e All-llahut, kush shpreson në mëshirën e All-llahut dhe shpërblimin në botën tjetër.” (Ahzab, 21)
“Dhe jo, pasha Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë derisa për gjykatës në mosmarrëveshjet e tyre nuk të pranojnë ty, e pastaj për shkak të gjykimit tënd në shpirtrat e tyre nuk ndiejnë aspak peshë, dhe derisa të përulen plotësisht.” (Nisa, 65)
“…Po nëse nuk pajtoheni në ndonjë çështje, drejtohuni All-llahut dhe Pejgamberit, nëse i besoni All-llahut dhe botës tjetër.”
(Nisa, 59)

Dijetarët kanë thënë se kjo do të thotë: në Kuran dhe Sunnet. Dhe sërish në Kuran thuhet:
“Kush e respekton Pejgamberin e ka respektuar edhe All-llahun.” (Nisa, 80)
“Kurse edhe ti, pa dyshim udhëzon në rrugë të drejtë, në rrugë të All-llahut.” (Shura, 52-53)
“…Le të ruhen ata, të cilët veprojnë në kundërshtim me urdhrin e Tij, mos ti godasë ndonjë ngatërresë apo mos ti godasë ndonjë dënim i dhembshëm.” (Nur, 63)
“Dhe përkujtoni ajetet dhe urtësitë e All-llahut, të cilat lexohen në shtëpitë tuaja.” (Ahzab, 34)

Ajete të kësaj kaptine ka shumë. Ndërsa sa u përket haditheve, janë si vijon:

Nga Ebu Hurejre r.a., transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi we selem ka thënë:
“Kini kujdes atë që po ua lë; ata që kanë qenë para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe kundërshtimeve të tyre me pejgamberët e tyre. Kur tju ndaloj prej diçkaje, largohuni prej saj, ndërsa kur tju urdhëroj për diçka, atë përmbusheni sa të keni mundësi.” (Muttefekun alejhi)

Nga Ebu Hurejre r.a., transmetohet se i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi we selem ka thënë:
“Krejt ummeti im do të hyjë në Xhennet, përveç atij që nuk do.” I thanë: E kush nuk do, o i Dërguari i All-llahut? Tha: “Kush më respekton mua, ai do të hyjë në Xhennet, ndërsa kush më kundërvihet (nuk më respekton), ai nuk do.” (Buhariu)

 

Marrë nga Libri: Rijadus-Salihin
Autori i Librit: Imam Neveviu

Në lidhje me hadithin “Kush largohet nga Suneti im”

Posted in Rruga e Pejgamberit s.a.v.s. on February 17, 2009 by muxhahidi

Pyetje: Cila është domethënia e hadithit:”Kush largohet nga Suneti im, nuk është i imi”. A bie personi në këtë kategori, kur nuk fal namazet sunet, të cilat vijnë përpara dhe pas namazeve të obligueshme?

Përgjigje: Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thënë:”Kush largohet nga Suneti im, nuk është i imi” [el-Buhari nr.5063 dhe Muslim nr.1401][/i]

Kjo do të thotë që kush tërhiqet nga rruga ime që unë ndjek, s’është i imi. Kjo, ngaqë ata kanë zgjedhur rrugë tjetër, përveç rrugës së të dërguarit, salallahu alejhi ue selam. Namazet vullnetare nuk kanë të bëjnë me këtë hadith. Moskryerja e tyre nuk bëhet me synimin për t’u larguar nga Suneti i të dërguarit, salallahu alejhi ue selam. Por, meqë këto akte janë vullnetare e jo të detyrueshme, Allahu ua lejon njerëzve që t’i mos kryejnë. Pra, ka dallim mes atij që lë udhëzimin e pejgamberët, salallahu alejhi ue selam, duke u tërhequr nga ai, dhe atij që nuk e ndjek, për shkak të përtacisë, apo për shkak se Allahu i plotfuqishëm ia ka lejuar këtë.

S’ka mënjanim prej Sunnetit‏

Posted in Rruga e Pejgamberit s.a.v.s. on February 17, 2009 by muxhahidi

muhammed6sekl2Disa prej modernistëve në fe, zindikëve (hipokritët që herë pas here e shfaqin kufrin e tyre) dhe atyre që ndjekin epshet dhe dëshirat e tyre, të cilët e quajnë veten e tyre “pasuesit e Kur’anit” , pretendojnë se vetëm Kur’ani është ai që duhet ndjekur, ndërsa suneti i të dërguarit alejhi selam nuk ka asnjë vlerë dhe si pasojë nuk duhet ndjekur.“Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit dhe kini kujdes”. [El Maide, 29]

Për këtë devijim dijetarët kanë tërhequr vërejtjen përpara shumë kohësh. Megjithatë disa prej “mendimtarëve” muslimanë pretendojnë më në fund se suneti nuk ka vlerë në sheriatin (ligjin) e All-llahut dhe vetëm Kur’ani është ai që vlerësohet në sheriat.

Padyshim se ky pretendim është një devijim i qartë, sepse suneti i Pejgamberit alejhi selam, ashtu siç është argument për shpjegimin e Kur’anit, është edhe pjesë përbërëse në ligjet e tij. Për këtë Pejgamberi alejhi selam ka thënë:

“Mua më është dhënë Libri (Kur’ani) dhe me të, një i ngjajshëm me të (suneti i tij). Të mos hedhë dyshime njeriu, duke qenë i ngopur mbi kolltukun e tij dhe të thotë: për ju është vetem Kur’ani, çfarë të gjeni në të hallall, bëjeni hallall dhe çfarë të gjeni haram, bëjeni haram.”

Por, a nuk është lejuar për ju mishi i gomarit të egër?… (pra ka disa gjëra që janë hallall, të cilat nuk janë përmendur në Kur’an, por në hadithet e Profetit alejhi selam)”.

Për këtë hadith, El-Hatib El Bagdadi ka thënë:

“Me këtë hadith Pejgamberi alejhi selam tërheq vërejtjen për rrezikun e kundërshtimit të sunetit, i cili qartësoi gjëra që nuk janë përmendur në Kur’an, problem ky ku kanë rënë havarixhët dhe rafidinjtë. Ata e morën Kur’anin në mënyrë sipërfaqësore, duke lënë sunetin, i cili e sqaron Librin (Kur’anin). Kështu ata shkuan drejtë të kotës dhe devijuan.
Ibn Abdul Ber El Kurtubi përmendi ligje të fikhut të veçanta për sunetin e Pejgamberit alejhi selam, pastaj tha:

“All-llahu i Lartësuar ka urdhëruar për bindjen ndaj tij dhe pasimin e tij (Pejgamberin alejhi selam) në të gjitha çështjet.”

Në kohën e sahabëve ka qenë i shfaqur i njëjti devijim, por sahabët mbajtën qëndrim ndaj atyre që devijuan.

Erdhi një burrë tek Imran Ibn Hasim dhe e pyeti atë për diçka dhe pasi e mori përgjigjen tha: “Më jep argument nga Libri i All-llahut e jo nga diçka tjeter veç tij.”
Imrani ia ktheu:

“Ti qenke i metë. A tek Libri i All-llahut e ke gjetur namazin e drekës katër rekate? A nuk e ke parë se në Librin e All-llahut nuk qartësohet se namazi i drekës është katër rekate?” Pastaj i përmendi atij namazin, zekatin etj. Pastaj tha: “A i ke gjetur këto në Librin e All-llahut të spieguara me hollësi? Libri i All-llahut i ka sjellë këto, ndërsa suneti i Pejgamberit alejhi selam i ka sqaruar”.

Në pamje të parë duket sikur ata që duan argumente vetëm nga Kur’ani, kanë për qëllim nderimin e Librit të All-llahut, por e vërteta është se ata i kanë kthyer shpinën atij dhe e kanë nënçmuar sunetin e Pejgamberit alejhi selam. Dhe përpjekjet e imamëve për ruajtjen e sunetit dhe historisë së tij.

Thotë All-llahu i Lartësuar:

 

“Dhe atë që ju urdhëron i dërguari, zbatojeni”. [El Hashr, 7]

Obligimet ndaj të Dërguarit të Zotit

Posted in Rruga e Pejgamberit s.a.v.s. on February 17, 2009 by muxhahidi
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Muhammed a.s

Muhammed a.s

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar, i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed dhe mbi familjen e tij të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Obligimi kryesor i njeriut është ndaj Zotit të Lartësuar, e menjëherë pas Tij është obligimi ndaj Pejgamberit Muhamed -alejhi selam-. Pra nuk ka asnjë krijesë që meriton të drejtë dhe obligim sikurse Pejgamberi -alejhi selam-. Allahu i Lartësuar për të thotë në Kuran: “Ne të dërguam ty (Muhamed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues që ju (njerëz) t’i besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respektoni”. Fet’h, 8-9.

Për këtë arsye është e detyrueshme që dashuria ndaj Pejgamberit -alejhi selam- të vihet në rend të parë, para dashurisë së njerëzve, të mos duam më shumë se ai, as prindin, as fëmijën, as gruan e madje as veten. Këtë na e dokumenton i dërguarii Allahut kur thotë: “Nuk ka për të besuar askush prej jush, përderisa të mos jem për ju më i dashur se fëmija, se prindi dhe se njerëzit në përgjithësi.”

Prej obligimeve ndaj Pejgamberit -alejhi selam- është respektimi dhe nderimi i tij ashtu siç e meriton, duke mos e tepruar e as mangësuar, realizohen duke e respektuar personalitetin e tij të lartë si i Dërguari i Zotit dhe i dashuri i Tij, e gjithashtu duke i zbatuar e respektuar sunetet , porositë e traditat e tij.

Nëse i vome re sjelljes së shokëve të Pejgamberit -alejhi selam-, do të shohim se sa e kanë respektuar dhe nderuar personalitetin e tij dhe sa i kanë zbatuar urdhrat dhe sunetet e tij. I tillë është rasti kur politeistët (idhujtarët – mohuesit) e Mekës dërgojnë një njeri të vetin , të quajtur Uruete bin Mesud, që të lidhë marrëveshje paqeje me muslimanët në luftën e Hudejbisë, në vitin e gjashtë të hixhretit. Pasi është kthyer prej tyre në Mekë, iu tregon shokëve të vet se si i ka gjetur muslimanët. Për marrëdhëniet e tyre me Pejgamberin -alejhi selam- ai u tha: “Kam hyrë tek mbretërit e Persisë, romakëve e tëAbisinisë, por nuk kam parë asnjerin prej atyre (mbretërve) të respektohet prej shokëve, siç i kam parë shokët e Muhamedit duke e respektuar atë. Nëse i urdhëronte për diçka shpejt i përgjigjeshin, ekur merrte abdes shtyheshin se cili t’ia presë ujite abdesit, për ta përdorur për bereqet. Kur fliste ata e ulnin zërin dhe e përcillnin me shikim nga respekti dhe nderimi ndaj tij.”

Pra, kështu shokët e Pejgamberit -alejhi selam- e kanë respektuar atë dhe kanë zbatuar urdhrat e tij. Kështu duhet të veprojmë edhe ne, duhet ët ecim në rrugën e tij, në rrugine shokëve të tij, t’i besojmë e ta zbatojmë atë që ka urdhëruar e të largohemi prej asja që ka ndaluar.

Gjithashtu duhet të jemi të plotbesueshëm se rruga dhe tradita e tij është rruga më e mirë dhe më e drejtë dhe se sheriati e ligji i tij është ligji më i plotë prej të gjitha ligjeve të tjera, cilatdo dhe çfarëdolloj qofshin ato. Të gjitha këto jemi të obliguar doemos, si muslimanë, t’i zbatojmë në jetën tonë të përditeshme, për këtë na obligon Allahu i Lartësuar kur thotë: “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje), derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.” Nisa, 65.

Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë”. Ali Imran, 31.

Prej obligimeve tona ndaj Pejgamberit -alejhi selam- është edhe mbrojtja e sheriatit të tij dhe ruajtja e traditës dhe sunetit të tij, aq sa ka mundësi njeriu. Nuk i lejohet asnjë muslimani të heshtë kur dëgjon të sulmohet sheriati apo Pejgamberi -alejhi selam-, kur ka mundësi ta mbrojë atë.

Allahu na bëftë prej atyre të cilët e duan Pejgamberin -alejhi selam- më shumë se çdo njeri tjetër, na bëftë prej atyre që i kryejnë urdhrat e tij e luftojnë për sheriatin e tij!

Muhamed Salih Uthejmin

 

 

 

 

 

A e duam Pejgamberin s.a.v.s. më tepër se vetveten?

Posted in Rruga e Pejgamberit s.a.v.s. on February 17, 2009 by muxhahidi

I LOVE MY PROPHETSi fillim dua që çdonjëri t`ia parashtroj vetes këtë pyetje: A e duam Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)? Çdokush le t`ia parashtroj vetes këtë pyetje.Nëqoftëse përgjigjesh ,po e dua Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem),atëher duhet ta dish se dashuria ndaj tij ka disa detyrime. Ta shfaqësh dashurinë tënde ndaj Pejgamberit(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)pyete veten: A e përshëndet me selam Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)? A e praktikon atë që ai ka urdhëruar? A i jep përparësi urdhërit(porosive) të Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) apo mendimeve dhe dëshirave tua? Etj…

A edin ti se kur muslimani përshëndet me selam Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) All-llahu i`a kthen shpirtin Pejgamberit(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) që t`i kthej selamin atij që e përshëndet? Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë:”Kur muslimani më përshëndet me selam All-llahu ma kthen shpirtin që t`ia kthej selamin.”(Transmeton Ebu Davudi). Kur ti thua: “Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem”,një melek shkon te Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe i thotë: “filani,i biri i filanit të përshëndet me selam.”

Vallë!!!Ti a nuk don që të pranosh“selam“nga Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) më i dashuri i All-llahut? Në realitet kështu duhet të jenë lidhjet tona me të Dërguarin e All-llahut, lidhje të forta e të qëndrueshme.
A`thua,nuk e meriton i Dëguari i All-llahut që ta duam më shumë sesa fëmijët ,bashkëshortet ,vetveten dhe sesa të gjithë botën dhe gjithë cka në të?Përcillet nga Enesi që thotë: Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Nuk do të jetë besimtar dikush nga ju përderisa unë të jem më i dashur tek ai se sa prindërit e tij, fëmijët e tij dhe se të gjithë njerëzit.(Buhariu).Shih se sa të nevojshëm do të jemi për Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) Ditën e Gjykimit,kur për herë të parë do të takosh Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe me lejen e tij do të pish nga burimi i pashtershëm “KEUTHERI” dhe pas kësaj nuk do të shtohet etja kurrë.

Thuaj vetes,”o vetja ime”deri kur kështu,deri kur do të vazhdosh që të lësh anash dashurin ndaj të Dërguarit? Përderisa ai të mos jetë më i dashur edhe se prindërit,fëmijët,pasuria,vetvetja dhe se gjithë njerëzit,kjo do të thotë se nuk është i plotësuar besimi.

Të ndalemi te një tregim: “Një here Omer ibën Hattabi ishte duke ecur me Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), deshi t`ia zbusë zemrën Omerit r.a. dhe e kapi për dore dhe vazhduan të ecin.Omerit r.a. iu dridh trupi nga ky gjest që bëri Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe i tha: O i Dërguari i All-llahut,unë të dua ty më tepër se çdo gjë, përveç vetes sime. Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) i thotë:” Jo, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im,derisa të jem më i dashur edhe se vetja jote”.

Mendo rreth kësaj.

Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) nuk u pajtua me Omerin r.a. ndaj tij derisa atij nuk i`u ndryshua zemra,ajo tregon drejtësin dhe qartësinë e të folurit dhe u deklarua se Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është më i dashur te Omeri edhe se vetja. Omeri r.a. nuk foli derisa nuk e vërtetoi se pse duhet që Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të jetë më i dashur edhe se vetja.Kur atij ju kujtua Dita e Llahtaris së Madhe(Dita e Gjykimit) dhe për cilin do të ketë nevojë atë ditë,pastaj i`u kujtua Xhenneti ku nuk do të mund të hyjë me veprat e veta pos me dashurinë ndaj Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) iu bë e qartë se për të do të ketë më tepër nevojë ,prandaj edhe e deshi më shumë se veten.

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.